24.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Shpërthim në një lokal te liqeni akumulues në Mitrovicë

Në orët e para të mëngjesit, sot ka pasur një shpërthim në një lokal te liqeni akumulues në Mitrovicë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se dikush ka gjuajtur një mjet shpërthyes të ky lokal (emër i njohur për redaksinë) duke shkaktuar dëme në dritare, por fatmirësisht s’ka pasur pasoja në njerëz.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklaratat nga personat që po siguronin objektin gjatë natës, të cilët kanë thënë se nuk kanë arritur të vërejnë asgjë pasi nuk ka pasur ndriçim në ato momente.

Njësitet policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i rastit e as vlera e dëmit të shkaktuar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT