Saturday, March 6, 2021
LAJME

Shpërthen muri i Trepçës, të gjitha mbetjet përfundojnë në lumin Ibër

Një pjesë e pellgut të mbetjeve industriale të Trepçës në Leposaviq u derdh në lumin Ibër dje vonë kur një pjesë e murit që ndante pellgun e mbetjeve nga lumi u rrëzua.

Kryetari i Leposaviqit, Zoran Todic, i tha KoSSev mbrëmë se ata, si komunë, bënë gjithçka që mundën së bashku me qytetarët, Trepçën dhe inspektorët kompetentë për të mbyllur murin e rrëzuzar sa më shpejt që ishte e mundur.

Vendasit e fshatit Gornji Krnjin, i cili ndodhet afër kësaj mbetjeje, e informuan atë se muri kishte shpërthyer dhe se mbetjet ishin derdhur në Ibër.

“Pasi mora vesh, unë informova shefin e administratës komunale që të dërgojë një inspektor mjedisor sipas sistemit të Serbisë. Unë gjithashtu informova shefin e departamentit përgjegjës për inspektimin sipas sistemit të Kosovës. Ata shkuan në vendin e ngjarjes, dhe ne e dimë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin gjithashtu në vendngjarje, duke marrë parasysh që rasti iu raportua edhe atyre ”, pohon ai.

“Tani jemi duke punuar në përpilimin e një raporti. Dua t’ju bëj me dije se kjo është përtej kompetencës së komunës. Konkretisht, në këtë rast për punën dhe shfrytëzimin e xeheve, Trepça mori pëlqimin e institucioneve kompetente në Prishtinë, para së gjithash dua të them Agjencinë për miniera dhe minerale”, theksoi Todiç, duke shtuar se inspektori i tyre ishte gjithashtu i pranishëm në terren sot.

Agjencia për miniera dhe minerale është gjithashtu përgjegjëse për asgjësimin e mbeturinave, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e Kosovës është përgjegjëse për deponimin jashtë vendit.