Kabllot e rrymës të lëna nëntokë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë dëmtuar, ku si pasojë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike banorët e lagjes.
Në videon e publikuar nga Express shihet se si shpërthejnë kabllot e rrymës.
Për këto kabllo, para dy muajsh banorët e kësaj lagje patën protestuar duke kritikuar Komunën e Prishtinës për mosmenaxhim dhe koordinim të punimeve.
Protestuesit kanë thënë se rrezikohen çdo ditë dhe duhet të ecin mbi kabllot që janë vendosur në rrugë.



