5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Shpërndau kartela për punësime në KEK, Selmanaj: Veprimi i Kurtit është uzurpim i pastër i pushtetit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për uzurpimin e pushtetit dhe shkeljen e parimeve themelore të demokracisë.

Selmanaj e quajti shpërndarjen e kartelave për punësime në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) një formë të “abuzimit të pastër”.

“Kur Albin KURTI- HIBRID shpërndan kartela për punësime në KEK, nuk kemi të bëjmë me abuzim të thjeshtë – është uzurpim i pastër i pushtetit.

KEK-u nuk është pronë e tij, as punësimet nuk janë kompetencë e tij. Ky veprim shkel çdo normë institucionale dhe i përul parimet bazë të demokracisë.

Në një shtet ku Kryeministri shpall veten rekrutues, punësues dhe përfitues i mirënjohjes publike, nuk ka më vend për institucione. Ka vetëm një njeri që shet pushtet dhe kërkon borxhe morale nga qytetarët. Ky nuk është shtet – është teatër i sundimit absolut.
Nëse duani NDRYSHIM, atëherë BËHUNI NDRYSHIMI i vërtetë me LDK-në”, shkruan Selmanaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT