8.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Shpërndahen protestuesit serbë në veri të Mitrovicës, situatë e qetë

Ka përfunduar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës, të cilin ishin mbledhur pas arrestimit të Milun Milenkoviq – Llune nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishte organizuar sulmin ndaj KFOR-in dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Situata atje momentalisht është e qetë si dhe është zvogëluar edhe numri i pijetarëve të PK-së.

Këtë e ka bërë të ditur, gazetarja e Tëvë 1, Florijeta Dernjani në një lidhje direkte në emisionin “Ditari” e cila ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve.

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht në këtë lagje po qëndron vetëm një autoblindë e PK-së dhe një e Carabinerëve italianë.

Sipas saj Policia e Kosovës pas një bisede që ka pasur me pjesëtarë të KFOR-it është ripozicionuar.

Tre pjesëtarë të PK-së janë lënduar gjatë arrestimit të Milun Milenkoviq – Llune, ndërsa që nga protestuesit serbë është dëmtuar edhe një veturë e policisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT