3.8 C
Mitrovice
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img

Shpend Ahmeti jep një lajm të mirë për Prishtinën




Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili është treguar shumë aktiv në luftën kundër koronavirusit ka dhënë një lajm të mirë sot për kryeqytetasit.

Ai në Twitterin e tij iu ka thënë mirëmëngjesi bashkëqytetarëve të tij me një lajm të mirë për qytetin.

Ahmeti ka bërë të ditur se nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht ndërsa 21 mbesin aktive, e raste të reja nuk ka pasur tash e 3 ditë.

Ky është postimi i tij, ku thotë se po shkohet drejt mposhtjes së virusit:

Mirëmëngjes Prishtinë

Nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht, që do të thotë se kemi 21 raste aktive. Numra të ri nuk kemi që tre ditë që do të thotë ae po shkojmë drejt mposhtjes së virusit.



TË FUNDIT

TË FUNDIT