4.6 C
Mitrovice
E premte, 23 Janar, 2026
spot_img

Shpend Ahmeti i del në mbrojtje Liburn Aliut: Po akuzohet se ka mbrojtur interesin publik dhe të Komunës

Më herë u raportua se ndaj Liburn Aliut është ngritur aktakuzë për korrupsion gjatë kohës sa ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, shkruan Mitrovica SOT

Ndaj raportimeve për këtë ka reaguar kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka shkruar se ajo çka thuhet ne tituj është e pavërtetë.

Ahmeti ka thënë se me Liburn Aliun dhe të tjerët mund të mos pajtohet për shumëçka, por se Aliu po akuzohet se mbrojti interesin publik dhe atë të komunës.



Postimi i plotë:

Sot paska dal lajmi që Liburn Aliu, Ardian Olluri, e disa zyrtarë të tjerë komunal paskan aktakuzë për korrupsion.
Edhe pse ne nuk e kemi marr zyrtarisht aktakuzën dua të them se titulli nuk është i saktë. Aktakuza është për keqpërdorim të detyrës pse nuk kanë lëshuar leje.

Pa marr parasysh faktin se unë dhe Liburni mund të mos pajtohemi politikisht, unë mund të them me përgjegjësi të plotë që Liburnj, Ardiani dhe zyrtarët tonë sot po akuzohen sepse kamë mbrojtur interesin publik dhe atë të Komunës.

Pra akuza nuk është se kanë dhënë leje për të përfituar personalisht por kanë refuzuar leje për të mbrojtur interesin publik. Ardiani, Liburni, Mimoza Bahtija, Nazifja e Zejna kanë refuzuar me lëshu leje në një vend ku me plan ka qenë e paraparë shkolla. Pala ka gjetur hapësirë duke thënë se në Planin Zhvillimor nuk shkruan shkolle por banim. Në asnjë vend në PZHU nuk specifikohet shkolla prandaj i kemi planet rregullative më të detajshme për ti specifikuar hapësirat.



Përkundër presioneve, shantazheve e kërcënimeve këta zyrtarë kanë rezistuar. Dhe sot akuzohen për mbrojtjen e interesit publik.

Unë nuk e di çdo lëndë në urbanizëm e në komunë sepse është e pamundur. Aty ku kuptoj se ka keqpërdorime i kam lajmëruar vet në polici. Por në këtë rast qëndroj prapa drejtorëve e zyrtarëve, prapa Liburnit, Ardianit, Mimozes, Bahtijes, Nazifes e Zejnes se përderisa kanë mbrojtur interesin publik nuk mund të jenë gabim. Kjo do të shpjegohet lehtë edhe në opinionin publik edhe në gjykatë.

Në qoftë se qëllimi është për të dëmtuar Liburnin e tjerët janë dëm kolateral kjo nuk është mënyra e duhur. Jo me aktakuza të tilla.

TË FUNDIT

TË FUNDIT