-0.5 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme: Bizneset nuk do të mbyllen, këto janë masat

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe zyrtarisht pas takimit me kryetarët e Komunave të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Hoti i ka informuar kryetarët e Komunave të Kosovës se me këtë trend të rritjeve të rasteve me koronavirus, janë të detyruar ta shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme në Kosovë.

“I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti ndër tjerash.

Hoti ka thënë se Gjendja e Jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar.

Inspektorët komunal do të kenë detyra shtesë në monitorimin e bizneseve se a po mirëmbajnë rregullat për parandalimin e COVID-19, po ashtu puna nuk do të ndalet vetëm se masat do respektohen në përpikëri nga çdo qytetarë.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”, ka shkruar Hoti.

Me shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ushtria e Kosovës dhe Policia e Kosovës do të kenë autoritet të plotë në zbatimin e ligjeve dhe rekomandimeve që do të jepen nga Qeveria si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Kujtojmë se edhe më herët Presidenti Thaçi pati rekomanduar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, por kjo kategorikisht u kundërshtuar nga Qeveria Kurti, i cili pastaj u rrëzua nga pushteti.//gazetametro.net

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT