3.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Shoqërohen në Polici shumë persona – nuk respektuan vendimin për kufizimin e lëvizjes

Që nga 28 korriku duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Kufizimi i lëvizjes vlen për komunat e me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e koronavirusit, njofton Klan Kosova

Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.

· Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:30. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuare nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Faik Konica, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Fsh. Samadraxhë, Suharekë 12.08.2020-01:25. Është raportuar se pas një informate të pranuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar janë takuar 50-60 të pranishëm të cilët janë shpërndarë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Rr. Pal Paluca, Prizren 12.08.2020-23:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Saraçëve, Prizren, 12.08.2020-23:40. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Ankara, Prizren 12.08.2020-23:10. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

· Fsh. Rogovë, Gjakovë 11.08.2020-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria, gjatë një ahengu familjar ka ftuar tubuar rreth 70 persona të cilët ishin të pranishëm. Të njëjtit janë shpërndarë ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte.

· Fsh. Rogovë, Gjakovë 12.08.2020-23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria, në lokalin e tij i janë takuar 20 persona. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Rr. Ana Lin, Vushtrri, 12.08.2020-23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë takuar 7 persona të cilët kanë rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria. Rasti vazhdon ë procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT