-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

“Shokon” Shpat Kasapi, pranon se ka rrahur ish të dashurën: Xhelozia e tepërt e bën të vetën

Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi, ka shokuar me deklaratën e dhënë në një emision në Shqipëri, ku pranon se ka dhunuar ish-të dashurën.

Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për një periudhë të errët në jetën e tij, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi, të rrinte vetëm dhe kishte mendime të këqija.

Ronaldo: Shpati kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten?

Shpati: Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.

Ronaldo: Sepse unë kam parë një titull në Youtube, ti ke qenë i ftuar diku dhe tituli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”.

Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.

Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve. /Top Channel

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT