Një shofer ka përplasur me veturën e tij një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur pasditën e së martës.
Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi një njësit policor, teksa ishte në një pikë kontrolli, tentoi të ndalonte një veturë për kontroll rutinë.
Drejtuesi i veturës u largua nga vendi me shpejtësi, me ç’rast edhe përplasi zyrtarin policor.
“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohej”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar: “Sulm ndaj personit zyrtar”