26 C
Mitrovice
E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Shoferi kosovar ‘fluturon’ rrugëve të autostradës, vozit me 212 km/h

As gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës, madje, as aksidentet e shumta me të lënduar e me viktima, nuk po ndikojnë në vetëdijesimin e shoferëve në Kosovë për t’i respektuar rregullat e trafikut, raporton Gazeta Sinjali.

Një shofer ka rënë në radarin e Njësisë për Kontroll të Autostradave dhe i njëjti u kap duke vozitur me 212 km/h në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/h.

Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 212 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ , 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë!Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është…

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT