20.9 C
Mitrovice
E enjte, 4 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Kroaci dënohet me 6 vjet burgim

Shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë në korrik të vitit të shkuar, e në të cilin aksident vdiqën 10 persona, është dënuar me gjashtë vjet burgim.

Vendimi është marrë nga Gjykata e kësaj komune, raporton mediumi kroat “24sata”.


Shoferi e ka pranuar fajin për aksidentin.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e pati mohuar këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT