4 C
Mitrovice
E enjte, 19 Mars, 2026

Shkumbin Ahmetxhekaj emërohet u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

Bordi i RTK-së ka shkarkuar sot Ngadhnjim Kastratin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Pas këtij shkarkimi, Bordi i RTK-së ka vendosur që ta emërojë Shkumbin Ahmetxhekaj ushtrues detyre të kësaj pozite.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Bordi i RTK-së, ku janë listuar edhe arsyet e shkarkimit të tashmë ish-drejtorit Kastrati.

“Bordi i RTK-së në të njëjtën mbledhje, emëroi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, z. Shkumbin Ahmetxhekaj, redaktor shumëvjeçar në RTK”, thuhet në komunikatë.


Siç raportoi edhe Gazeta Online Reporteri.net, shkarkimi i Kastratit nga ana e bordit të RTK-së është arsyetuar sipas tyre me keqmenaxhimin me televizionin publik, për mbingarkesë me kontrata të dyshimta për shërbime (mbi vepër) e një sërë shkeljesh tjera të evidentuara me mbarëvajtjen e punës në RTK.

Ngadhnjim Kastrati, më 19 Prill 2019, nga Bordi i atëhershëm i RTK-së ishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm. Derisa detyrën e kishte marrë disa ditë më pas, pasi ishte dhënë edhe një interpretim ligjor për zgjedhjen e tij në krye të televizionit publik.

Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar më herët për mbledhjen dhe se pritet të ndodhë ky shkarkim. Po ashtu, Reporteri.net ka marrë vesh se brenda në mbledhje është diskutuar mundësia edhe për një sërë shkarkimesh tjera nga menaxhmenti aktual i RTK-së.

Ndryshe, Bordi i RTK-së, i kryesuar nga Besnik Boletini, mbledhjen paraprake e ka mbajtur me datën 24 dhjetor 2021.

Në këtë mbledhje, nder tjera, nuk ishin aprovuar projeksioni buxhetor dhe skema programore për vitin 2022. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT