33.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Shkolla “Abdullah Shabani” nderon me mirënjohje biznesmenin dhe teknikun mjekësor, Nehat Peci

Shkolla “Abdullah Shabani” në Mitrovicë nderoi e mirënjohje biznesmenin dhe teknikun mjekësor nga Mitrovica, Nehat Peci, shkruan Mitrovica SOT

Shkolla e nderoi atë për kontributin e tij gjatë luftës në trajtimin e luftëtarëve të lirisë gjatë luftës.

Postimi:

Me duart e tij të arta mjekonte plagët e luftëtarëve të lirisë në “Zonën e Shalës” e pas luftës vazhdon të kontribuojë në forma të ndryshme për komunitetin e për shkollën në veçanti.

Gjatë kohës së pandemisë, Nehat Peci, bëri të mundur fillimin e mësimit me prezencë në shkollë duke siguruar dezinfektues, maska dhe gjëra të tjera për shkollën atëherë kur të gjitha rrugët ishin të mbyllura për qarkullim.

Mirënjohjet janë shenjë e vogël falënderuese për prindërit si Nehati e të tjerë të shkollës sonë që gjithmonë duan dhe kontribuojnë në më të mirën për ne

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT