13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Shkëmbim zjarri në mes dy grupeve, bastisen disa lokacione dhe konfiskohen armë

Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Me ketë rast, në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.



“Me vendim të Prokurorit të rastit, ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore”, njofton policia.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT