15.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Shkëlqeu ndaj Prishtinës, Edge i Trepçës shpallet MVP

Në super derbin mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës kanë fituar mitrovicasit, duke vazhduar serinë pozitive në elitën e basketbollit.

Te mitrovicasit më i miri ishte Darnell Edge, i cili e mbylli ndeshjen me 21 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime, duke e pasur indeksin 26. Ai u ndihmua nga Kevin Capers me 23 pikë, dy kërcime dhe tri asistime, madje, duke shënuar pikët vendimtare të ndeshjes për 75:78.

Ndërkohë, te bardhekaltrit më i dalluar ishte qendra Diamond Stone me 27 pikë e nëntë kërcime.

Peja ka vazhduar serinë pozitive, për të mundur Proton Cable Prizrenin, ku më i miri te verdhezinjtë ishte Justin Davis me 21 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.

Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, derisa më i dalluari ishte Jordan Dallas me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Top 5

Darnell Edge (Trepça) 21 pikë, 4 kërcime, 9 asistime, 26 indeksi

Diamond Stone (Sigal Prishtina) 27 pikë, 9 kërcime, / asistime, 26 indeksi

Justin Davis (Peja) 21 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 24 indeksi

Jordan Dallas (Vëllaznimi) 15 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 22 indeksi

Kevin Capers (Trepça) 23 pikë, 2 kërcime, 3 asistime, 19 indeksi

Credits:Klan Kosova

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT