11.9 C
Mitrovice
E martë, 13 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Shkarkimi i Visar Korenicës nga dega e VV’së, reagon Eman Rrahmani

Deputeti i VV-së, Visar Korenica është shkarkuar sot nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, lajm të cilin e konfirmoi vetë ai. Ndaj këtij shkarkimi ka reaguar deputeti i VV’së, Eman Rrahmani, i cili këtë vendim e ka quajtur “jodemokratik”.

Rrahmani ka deklaruar se nga ky shkarkim humbës do të dalë vetë Vetëvendosja, pasi ai e konsideroi Korenicën deputet e aktivist shembull, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.


“Shkarkim jo demokratik, ku nga kjo më së shumti do të humbë Lëvizja VETËVENDOSJE! Visari është deputet e aktivist shembull!”, deklaroi Rrahmani për Nacionalen.

Ndryshe, Korenica ka thënë se nga kjo pozitë është shkarkuar për shkak të qëndrimit të tij për projekt-kodin civil.

“Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil”, ka thënë Korenica.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT