8.4 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Shkak koronavirusi: Shtyhen zgjedhjet në Podujevë

Pas tri rasteve të konfirmuara me COVID’19, Presidneti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Podujevë, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Podujevë, pas pranimit të rekomandimit nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 47,  25 janar 2009), nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës (GZ, nr. 32, 15 qershor 2008), si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 14 mars 2020, Presidenti i Republikës së Kosovës ka nxjerr vendim për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

Data e zgjedhjeve do të përcaktohet më vonë, pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike dhe pas pranimit të vlerësimit se do të jetë e sigurt që të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse kishe rekomanduar pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse rekomandon pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë”, thuhet në njoftimin që i ka shkuar Presidentit Hashim Thaçi./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT