3.7 C
Mitrovice
E premte, 23 Janar, 2026
spot_img

Shifrat alarmante përfshijnë 17 të vdekur nga koronavirusi, në mesin e tyre një 41 vjeç

IKSHP ka publikuar raportin e fundit mbi rastet e fundit të infektimit me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.

Raporti tregon edhe për një 24 orësh me numër alarmant të rasteve të reja, me 781 sosh, por edhe me numër alarmant të rasteve të vdekjes, me 17 raste të reja.

Raporti tregon se në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 41 vjeçare. Ndërkaq, pa raste të vdekjes nuk ka shpëtuar as Mitrovica, ku në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes. Bëhet fjalë për një person të moshës 81 vjeçare.



“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.



Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç)”, thotë njoftimi nga IKSHPK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT