2.2 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Shifra rekorde, mbi 25 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Situata me virusin SARS CoV-2 në Kosovë është rënduar shumë ditëve të fundit.

Në baza ditore po konfirmohen mijëra raste të reja pozitive me coronavirus dhe një numër i lartë i rasteve të vdekjes.

Vetëm ditën e shtunë në Kosovë janë regjistruar 18 viktima nga COVID-19, teksa janë konfirmuar 1 mijë e 891 raste të reja pozitive.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 25.797.



Në fund të muajit mars ka filluar edhe procesi i vaksinimit, ku deri më tash në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.



Nga ta, 267.979 janë vaksinuar me dozën e dytë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT