5.4 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Shi edhe të martën në Kosovë, temperaturat s’janë të ulëta

Të martën parashikohet që reshjet e shiut të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, ndërsa më të intensifikuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, mund të ketë edhe vërshime. Në zonat malore, si dhe lokalisht në zonat më të ulëta, priten reshje bore.

Gjatë pjesës së parë të ditës, vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht nga perëndimi në drejtim të lindjes, ndërsa reshjet në lindje të vendit pritet të pushojnë dhe të tërhiqen gradualisht gjatë orëve të pasdites.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C.

TË FUNDIT

TË FUNDIT