25.7 C
Mitrovice
E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Shfaqen sërish banera “Kosova është Serbi”, polakë e serbë provokojnë Kosovën

Mbrëmë në Poloni në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdes në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Europës.

Ekipi serb triumfoi në fund me rezultat 1:3, por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm.

Tifozët shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb.

Mediat në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim.

Këto veprime janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT