Djali nga Oklahoma në SHBA reagon me lot gëzimi kur kupton se pas tre vitesh terapie ai po merr pilulën e fundit të kimioterapisë që të luftojë leukeminë akute.
Më 14 dhjetor e ëma e Steven Cotter Jr e xhiroi të birin kur ai shpërtheu në lot në dhomën e ndejës i rrethuar me mbajtës hapash që simbolizonin barna e përdorura me vite e kur kishte mbetur vetëm një e fundit. I riu Cotter, që dëneste i ulur i thotë të ëmës se janë lot gëzimi.
Steven Cotter ishte diagnostikuar me leukemi në moshën 6 vjeç në vitin 2016. Edhe pse nuk dëgjohet se çfarë thotë Steven në atë moment nuk mund të ju ikë emocioni që përjeton ai kur po bisedonte me të ëmën.
https://www.facebook.com/acotter706/videos/2448662912059243/