4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Shënohet viktima e 27 nga koronavirusi në Kosovë: Vdes 63 vjeçarja nga Dragashi



Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, bëhet fjalë për një 63 vjeçare nga Dragashi, shkruan Gazeta Metro.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar sot e pacientja e lindur në vitin 1957 nga Komuna e Dragashit ka vdekur sot, ajo kishte pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.

Vdekja e 63 vjeçares e ka shënuar viktimën e 27 nga COVID-19 në Kosovës.

Klinika Infektive në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:

9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.

Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese

Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit per Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.//gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT