11.3 C
Mitrovice
E martë, 23 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Shembull i mirë: Mitrovicasi dhuron kursimet prej 151 eurosh për blerjen e drunjve për familjet në nevojë

Një qytetar nga Mitrovica ka dhënë një shembull mjaft të mirë, duke dhuruar kursimet e tij në vlerë prej 151 eurosh që të blehen dru ngrohjeje për familjet në nevojë.

Këtë donacion e ka bërë për Shoqatën “Bereqeti”, e cila edhe njoftoi për këtë ngjarje.

Vet shoqata njoftoi se këto të holla do përdoren për aksionin “Dru për familjet në nevojë”.



Njoftimi i plotë:

Një donacion i këndshëm, një qytetar nga Mitrovica, dhuroi për aktivitetet e shoqatës sonë, shportën familjare të bamirësisë, në vlerë prej 151 euro.
Donacioni u dhurua me nijet shërimi të gjyshes.
Lusim Allahun që ta shërojë gjyshen, e donatorët t’i shpërblejë…..!
Donacioni do përdoret për aksionin ” dru për familjet nevojtare “..!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT