6.7 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Mars, 2026

Shembull fantastik: Një dhurues anonim ndihmon 10 familje kosovare me gjëra ushqimore

Falë një donatori anonim sot janë ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjenike 10 familje nga Vushtrria.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata “Bereqeti” e cila ka bërë shpërndarjen e ndihmave për ata që më së shumti kanë nevojë.


“Me të filluar stina e dimrit shtohet kërkesa që familjeve në nevojë tu dilet në ndihmë. Sot në mëngjes bashkë me një donator i cili ka kërkuar të mbetet anonim kemi ndihmuar 10 familje me pako ushqimore, higjienike dhe nga një thes miell. Allahu e shpërbleftë donatorin në fjalë dhe të gjithë ata që vazhdimisht janë përkrah nesh për tu dal në ndihmë familjeve në nevojë.

Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539” shkruhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT