16.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Shembet edhe një pjesë e Hotel Adriatikut në Mitrovicë

Ndërtesa e vjetër, shembja e një pjesë të së cilës mori jetën e një të riu nga Mitrovica, ka pësuar edhe një dëmtim tjetër.

Kësaj radhe, shembja ka ndodhur gjatë orëve të mbëmjes dhe nuk ka pasur persona afër. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Nuk raportohet për të lënduar! Nga të dhënat e para thuhet se ish-objekti i hotel Adriatikut ka pasë shëmbje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Një vit më parë ishte shembur një pjesë e të njëjtit hotel. Si pasojë e lëndimeve të marra pasi kishte mbetur nën rrënoja kishte vdekur një punëtor, Lavdim Behrami. Trupi i tij ishte nxjerrë nga njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës më 23 prill 2019.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT