7.2 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

SHBA sërish përkrah Kosovës, dhuron ndihma në luftën kundër koronavirusit

SHBA edhe një herë i ka dhënë ndihmë Kosovës në përballjen me koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zemajt:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë. Donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.

Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.

Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës. Ju faleminderit, Kolonel Rose! Ju faleminderit, Major Olson!./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT