-4.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

ShBA-Qeverisë: Investuam shumë për një Kosovë demokratike për të gjithë, këto aksione dobësojnë besimin mes nesh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në deklaratën e saj lidhur me aksionin e fundit ku u mbyllen disa struktura paralele të mbështetura nga Serbia në vend kritikoi qeverinë për shmangie të obligimeve nga dialogu i lehtësuar nga BE dhe e përsëriti pakënaqësinë me këto zhvillime.

Në reagimin e dytë të të mërkurë nga ambasada amerikane thekson se “veprimet e pakoordinuara në mbylljen e institucioneve të mbështetura nga Serbia kanë ndikmim negativ tek qytetarët kosovarë – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera”

Theksojnë poashtu se këto veprime “e gërryejnë edhe aspiratën e Kosovës për integrim në komunitetin euro-atlantik duke e theksuar më tej se kjo çështje është pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE si mjet për të avancuar integrimin e normalizmin e Kosovës si një demokraci evropiane, moderne, multietnike që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të saj”.

Më pas shtojnë një vërejtje mjaft më të ashpër duke e nënvizuar zhgënjmin e tyre me këto qëndrime të qeverisë dhe se po kufizohet aftësia e SHBA’së të avokojë për Kosovën por edhe po dobësohet besimi i ndërsjellë dhe partnerieti.

“Mbi 25 vite, Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për Kosovën, duke punuar në partneritet me liderët e saj që të realizojmë interesat e përbashkëta afatagjata. Këto veprime të pakoordinuara, në kundërshti me këshillat tona më të mira, dobësojnë besimin në marrëdhëninen mes nesh dhe kufizojnë aftësinë tonë në ndihmesë të Kosova të arrijë tek e ardhmja më e mirë e dhe ndritur për të gjithë qytetarët e saj”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT