4 C
Mitrovice
E martë, 9 Dhjetor, 2025
spot_img

SHBA me porosi të qarta: Zyrtari amerikan viziton edhe Kushtetuesen pas KQZ’së

SHBA-ja si duket po dërgon sinjale mbështetëse për institucionet kyçe të Kosovës në një kohë krize politike, ku Kushtetuta u shkel me dhjetëra herë dhe vendi u detyrua të shkojë në zgjedhjet e dyta parlamentare brenda vitit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, priti sot në takim zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Lyn Debovoise, i cili është zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore.

Në njoftimin e lëshuar nga Kushtetuesja thuhet se temë diskutimi ishin roli dhe funksioni i Gjykatës, përbërja e saj aktuale, vendimet me rëndësi, procedura për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, si dhe sfidat në punën e deritanishme.

“Kryetari Rexhepi e njoftoi z. Debevoise edhe për angazhimin e Gjykatës në rritjen e efikasitetit për procedimin dhe zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, për konsolidimin e praktikës së saj gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Rexhepi ka shprehur falënderimin e tij për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e ofruar Gjykatës ndër vite në ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale dhe infrastrukturore.

Debovoise takoi sot edhe Kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqin, pikërisht pak kohë para zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi e njoftoi z. Debevoise për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025”, ka njoftuar KQZ.

TË FUNDIT

TË FUNDIT