2.3 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

SHBA-ja po mahnitet nga ylli i basketbollit me një dorë

Në ligën e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shfaqur së fundmi një basketbollist, i cili po luan në nivele të larta, pa një dorë.

Hansel Enmanuel luan për skuadrën Austin.

“Ai gjuan, bën kërcime, ngulit. Është i gjatë 198 centimetra. Në tri ndeshjet e para të sezonit, ka mesatare prej pesë pikëve për ndeshje, gjashtë kërcime. Por saktësinë e gjuajtjeve e ka 85.7 për qind!”, ka shkruar gazeta gjermane “Bild” të premten.

Në moshën gjashtëvjeçare, Hansel Enmanuel e humbi njërën dorë pas një aksidenti tragjik në shtetin e tij, në Republikën Dominikane.

Një mur kishte rënë mbi të dhe u deshën disa orë derisa babai e gjeti me lëndime të shumta.

Dora e majtë e Enmanuelit më pas u amputua.

Ai është dashur të mësohet të jetojë me një dorë, por edhe të luajë basketboll.

Edhe legjenda e ligës NBA, Shaquille O’Neal ka folur për të.

Ai po ashtu është yll në rrjetet sociale dhe ka 1.6 milionë ndjekës në Instagram.

Babai i tij, Hansel Salvador, ka qenë basketbollist profesionist dhe ka luajtur për San Lazaron në Republikën Dominikane.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT