Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një skaner në vlerë prej 3 milionë dollarë, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.
E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, bashkë me ministrat në detyrë, Xhelal Sveçla e Hekuran Murati, përuruan këtë investim sot në Merdare.
“Lufta kundër trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më të begata. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë krenare që forcojnë sigurinë kufitare të Kosovës përmes një skaneri Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh. Kjo teknologji rrit aftësitë e zbulimit, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon interesat e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë”, thuhet në postim.





