5.3 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

SHBA: BE’ja t’i mban premtimet, Kosovës t’i liberalizohen vizat

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Kongresit së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

House Foreign Affairs Committe ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të përmban premtimet e dhëna për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave dhe ta plotëson atë duke i lejuar që kosovarët të lëvizin në zonën e lirë shengen.

Në një raport të gjatë të publikuar për Ballkanin Perëndimor dhe premtimet e kriteret e plotësuar nga këto vende që janë kërkuar nga BE’ja, aty përmendet edhe Kosova.

“Por, BE-ja duhet që po ashtu ta mbajë premtimin e vet për Kosovën që t’ia japë liberalizimin e vizave. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet si fqinjtë e saj”, shkruhet në atë postim.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT