Historiani Asdren Shala ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje duke e cilësuar atë si më të rrezikshme sesa Lista Serbe.
Shala në tone të ashpra në Kosova Today, u shpreh ndër tjera se Vetëvendosje ka bërë krim duke hedhur zollë në Kuvendin e Kosovës, dhe se kjo organizatë ka shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës.
”Vetëvendosje është më terroriste se Lista Serbe”.
”A e dini këtë? Po-po. Është më terroriste. E ka gjuajt me zollë kuvendin midis Prishtinës. A e shpallim tash krejt VV-në terroriste? Janë do individë që e kanë bo”.
”Kur e kanë arrestu Albin Kurtin, aty është gjetë armatim potencial enorm për krime. E kjo organizatë është në pushtet sot”.
”Antikushtetues m’thonë. Kush e ka shkelë në këtë vend më shumë se VV-ja kushtetutën? Asnjë parti, as Lista Serbe”.
”Vetëvendosja e ka gjujt me zollë kuvendin. Ma e rrezikshme është Vetëvendosja”./klankosova.tv