20.7 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Shala: LVV-ja mos ta përdorë politikisht e ndërhyrjen e FSK’së në Ujman

Opinionisti Azdren Shala ka komentuar ndërhyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndihmë të operacionit për gjetjen e trupit të pajetë të mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha se veprime të tilla nuk duhet të shndërrohen në kapital politik nga pushteti.

“Mos të bëhet politikë kjo ndërhyrje, sepse klasa politike në pushtet mundohet çdo herë të shesë si sukses shtrirjen e sovranitetit. Nuk është hera e parë që ndodh një operacion i tillë në atë zone”, u shpreh Shala, duke shtuar se FSK është e pajisur me mjete për t’i realizuar këto misione.

Ai tha se shpreson të jetë hera e fundit për raste të tilla tragjike.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT