29.2 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Shakohoxha: Jam tifoz i çmendur i Kosovës, të gjithë duhet të jemi në stadium për duelin ndaj Maqedonisë

Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha bën të ditur se është fans i çmendur i kombëtares së Kosovës dhe do ta përkrah fuqishëm në çdo takim.

Kosova luan ndaj Maqedonisë së Veriut në mars dhe Shako fton të gjithë të jenë në stadium dhe ta përkrahin në atë duel mjaft të rëndësishëm, përcjell GazetaBlic.

“Le të bëhemi të gjithë së bashku për ndeshjen e marsit dhe të shkojmë në shkallët e stadiumit për të përkrahur fuqishëm Kosovën. Në ndeshjen ndaj Maqedonisë unë do të jemi tifoz i çmendur i Kosovës dhe shpresojë që lojtarët shqiptarë të Maqedonisë do ta kenë ditën më të keqe të tyre”, tha Shakohoxha.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut takohen në mars në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. /GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT