Stadiumi “Air Albania” ka pritur sot ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2022 që do të mbahet në Katar.
Sfida me Poloninë ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë tifozëve nga Kosova.
Ndërsa stadiumi është sot në kapacitetin e tij të plotë, mes atmosferës dhe flamujve kuq e zi, në kor janë dëgjuar edhe thirrjet e tifozëve për UÇK-në, mes të cilëve shihej edhe një flamur i saj.



