20.9 C
Mitrovice
E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Sërish dështon kalimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ka dështuar votimi i projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2021 dhe as projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

E shkaku i mosvotimit vjen pas mungesës së kuorumit

Ky projektligj pas thuajse 7 tentimeve ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo problem për votimin e tij është hasur në komisione.

Tani kur pritet që të plotësohet me amendamentet e parashtruara nga partitë e thjerra ky projektligj po ballafaqohet me mungesë të kuorumit në komisione.

Kësisoj i njëjti po dështon të votohet.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është një ndër projektligjet jetike për qytetarët në kohë pandemie.

Pozita është ballafaquar me mungesë të numrave për ta votuar atë. /Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT