14.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Serbia thoshte se e ka tërhequr, Begaj konfirmon njohjen e Kosovës nga Gana

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama. Begaj ka shkruar në “X” se ka konfirmuar njohjen e Kosovës nga shteti i Ganës.

Gana e kishte njohur Kosovën si shtet në vitin 2012, por ishte raportuar se shteti afrikan e “kishte tërhequr njohjen në vitin 2019”.

Begaj tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit të saj ndërkombëtar të Kosovës.

“Sot në OKB , u takova me Presidentin e Ganës @JDMahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit të saj ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar ai.

Gana gjendet në perëndim të Afrikës dhe ka mbi 34 milionë banorë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT