1.5 C
Mitrovice
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Serbia rrit fondet për strukturat paralele në Kosovë: Mbi 63 milionë për vitin 2020

Serbia ka rritur fondin për strukturat paralele të saja në Kosovës, që mveshen nën petkun e ‘Zyrës së ashtëquajtur për Kosovën’, e cila drejtohet Marko Djuric, i cili ishte arrestuar e dëbuar nga vendi pas një aksioni të Njësisë Speciale në Veri, transmeton Gazeta Metro.

Në vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 63.7 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj.

Rreth 63.7 milionë euro janë planifikuar për Zyrën për Kosovën të Qeverisë serbe, dhe pjesa më e madhe e fondeve do të shpenzohen për “mbështetjen e funksionimit të institucioneve dhe organizatave në territorin e Kosovës”.

Fjala është para së gjithash për strukturat paralele apo “organet e përkohshme” të shtetit serb në Kosovë, të cilat Kosova nuk i njeh dhe të njëjtat, sipas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, duhej të integroheshin në institucionet e Kosovës.

Për anëtarin e Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, nga Partia Progresive Serbe në pushtet, Aleksandar Çotriq, kjo shumë është e justifikueshme.

“Sipas Kushtetutës së Serbisë dhe ligjeve pozitive, Kosova është pjesë e Serbisë dhe këtu buron nevoja për të ndarë buxhet për atë pjesë të Serbisë. Për më tepër, autoritetet e Kosovës vendosën taksa shumë të larta për mallrat nga Serbia qendrore, të cilat goditën shumë popullsinë serbe që jeton në Kosovë. Faktori i tretë është nevoja për të mbajtur popullsinë serbe në Kosovë me këto fonde shtesë buxhetore, pasi ata jetojnë në kushte shumë të vështira, jo vetëm politike, por edhe ekonomike, dhe dihet se një numër njerëzish marrin paga nga buxheti i Serbisë, dhe kjo është një mënyrë që ata të qëndrojnë në vendet e tyre”, thotë Çotric./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT