Kjo rrugë në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, ka kohë që është ne këtë gjendje.
Shkak është qarkullimi i vazhdueshëm i mjeteve të punës.
Permes tyre janë ndertuar 6 ndërtesa kolektive, financimi i te cilave u be nga shteti i Serbise.
E qëllimi ishte qe kjo pjese e vendit te mbushet me qytetare te komunitetit serb.
Disa nga ndërtesat janë afër përfundimit, kurse në disa prej vërehet që tashme ka filluar banimi.
Edhe ai i cili ka qëllim të udhëheq me këtë komunë tregon që Serbia është duke tentuar të rritë numrin e serbëve në Mitrovicën e Veriut.
Por, zyrtarisht nuk po dihet se kush po i ndërton pasi komuna nuk po jep informacione.
E një tjetër përfaqësues i shqiptarëve në veri, Emir Azemi, tregon qe ndërtime te tilla ka ne gjithë veriun e vendit.
Azemi thotë se nuk e di saktë se nga cilat pjesë po vinë këta qytetarë serbë në veri, por ka dyshime që edhe nga jashtë Kosoves
Por, nga cila zonë vërehen ndërtimet më shumë.
Për ta dëshmuar këtë T7, ka marrë pamje edhe në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit.
Këto ndërtesa janë ndërtuar rishtazi, nderkohe qe edhe këtu vërehet se tashmë ka qytetarë që kanë filluar të banojnë.
T7 mëson se qytetarët serbë nënshkruajnë një marrëveshje që i detyron të qëndrojnë te paktën 5 vite aty.
Pas kësaj kohe, banesat bëhen prone e tyre. /Express



