5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, çelsat shpërndahen në Rashkë

Në komplekset banesore të ndërtuara me buxhet të Serbisë në komunën e Zubin Potokut, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka filluar dhënien e çelësave për banorët serb në këtë pjesë. Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se ky proces ka filluar para dy ditësh ndërkaq çelësat e banesave janë marrë në Rashkë, e në mesin e përfituesve është edhe Millan Bozhoviq pjesëtarë i organizatës “Mbrojtja Civile” e cila është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Televizioni ka mësuar se ndarja e këtyre banesave është bërë nga Millosh Eroviq anëtar i organit të përkohshëm të strukturave paralele në komunën e Zubin Potokut. Kryetari Izmir Zeqiri tha për Tëvë1 se do të ndërmerren masat për këtë veprim ndërkaq hetimet i ka nisur edhe Policia.

Lëvizje të shpeshta u panë të mërkurën në hyrje të këtij kompleksi banesor.

E jo vetëm kjo, edhe tjerat që janë afër njëra-tjetrës tashmë do të kenë banorë të rinj.

Këto banesa të ndërtuara kohë më parë me buxhet të Serbisë, tash e tutje do të kenë pronarë serb lokal të kësaj komune.

Tëvë1 ekskluzivisht mëson se të përzgjedhurit e banesave, çelësat po i marrin në Rashkë tash e dy ditë dhe se kjo po ndodh gjatë natës.

Në mesin e përfituesve ka edhe persona që janë të dyshuar për sulm ndaj policisë së Kosovës, pjesëmarrës në barrikadat e vendosura në katër komunat veriore por edhe të një organizate.

“ Serbia ka marrë vendim që të shpërndanë çelësat në kompleksin banesor i cili gjendet mbrapa meje këtu në komunën e Zubin Potokut, ku përfitues edhe disa pjesëtarë të “ Mbrojtjes Civile” organizatë kjo e shpallur terroriste tashmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Sipas burimeve të televizionit, këto banesa po shpërndahen nga anëtari i organit të përkohshëm të strukturave paralele serbe në komunën e Zubin Potokut, Millosh Eroviq i cili ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lista Serbe.

Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri e konfirmoi për Tëvë1 se shpërndarja e banesave ka filluar.

Pas interesimit të televizionit, ai tha se pritet të merren masat.

“Po dje ne kemi marrë informacione se para dy ditësh gjatë natës duket se ua kanë shpërnda çelësat, në bazë të informacioneve kanë shkuar afër kufirit atje i kanë marrë çelësat he janë vendosur një pjesë e qytetarëve nëpër këto banesa. Neve jemi duke e shqyrtuar këtë situatë nuk na takon me marrë vendime të shpejta për arsyeje se ka revoltë dhe kam kërkesa nga dhjetëra të qytetarëve pikërisht për akomodime për arsyeje që janë duke jetuar në kushte të vështira”, ka deklaruar ai.

Zeqiri konfirmoi se të dyshuar janë persona të strukturave paralele serbe të cilët bëjnë edhe përzgjedhjen e përfituesve.

“Unë mendoj se janë ata. Por nuk mund të them diçka pa e qartësuar situatën ne jemi në bashkëpunim me gjithë mekanizmin edhe të sigurisë por edhe ekipet teknike të personelit tim” .

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se për rastin do të konsultohen edhe me Prokurorinë.

“Ne kemi qenë në konsultime edhe më herët me prokurorë me siguri edhe në këtë rast do të konsultohemi me prokuror se si të veprojmë tutje por për neve, së parku për informacion është mirë me ditë se, çfarë janë këto ndërtesa, kush i ka marrë si janë shpërnda” , tha Elshani.

Kompania ndërtuese dyshohet se është “Rad028” me pronar Zvonko Veselinoviq person i afërt me përgjegjësin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, Millan Radojiçiq./teve1.info

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT