5.9 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Serbët protestojnë sërish në përkrahje të Rusisë

Serbët kanë mbajtur sot një tjetër protestë në rrugët e Beogradit në mbështetje të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Karvani i veturave u nis nga parkingu i Qendrës Sava dhe shumë prej tyre ngjitën shkronjën “Z”, e cila mbahet nga tanket dhe mjetet luftarake ruse gjatë pushtimit në Ukrainë.


“Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, ishin disa nga parullat e pasuara nga muzika ruse. Tubimi u mbështet nga organizata “Patrulla e Popullit”.

Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT