10.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Serbët në veri zgërdhihen dhe kërcënojnë policët: Rambo, ai snajper do jetë i yni

Protestuesit serbë në veri po vazhdojnë t’i provokojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, konkretisht Njësisë Speciale të cilët janë në veri të vendit.

Teksa ata po parakalonin, serbët në anën e rrugës që po qëndronin aty kërcënonin vazhdimisht pjesëtarët e Policisë, transmeton lajmi.net.

Në disa video të publikuara, shihen serbët teksa u flasin policëve të Kosovës të cilët rrijnë të qetë karshi provokimeve.

“Ai do të jetë snajperi ynë, shihe Rambon, don Rambon. Oh sap o frikësohem”, thotë njëri nga serbët.

Teksa në video dëgjohet gjithashtu edhe një serb tjetër që kërcënon policët e Kosovës se do të vriten.

VIDEO

TË FUNDIT

TË FUNDIT