Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj, ka vazhduar takimet elektorale në qytetin e Prizrenit, ku ka prezantuar programin e LDK-së.
Ai ka bërë me dije se entuziazmi për ndryshim po shihet tek secili qytetar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Selmanaj ka shkruar se qytetarët e Prizrenit dhe gjithë Kosovës po i thonë “po” ndryshimit dhe votës për LDK-në.
“Lagjja Kurilla, ishte takimi ynë i sotëm me qytetarët e Prizrenit, të cilët edhe pse në temperatura të ulëta i’u përgjigjën ftesës sonë që nga afër të flasim për programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Entuziazmi i tyre për ndryshim shihej tek secili. Qytetarët e Prizrenit dhe gjithë Kosovës tanimë po i thonë, PO ndryshimit, dhe votës për LDK-në. #bëhundryshimi #ldk124”, ka shkruar Selmanaj.