4.9 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

Selmanaj: Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e Shqipërisë, me pasoja për vendin

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, e ka komentuar si negative votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Selmanaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka konsideruar si të “pakuptimtë” një gjë të tillë, teksa ka thënë se mund të ketë pasoja për shtetin e Kosovës.



“Pjesëmarrja në votime e kryeministrit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e pakuptimt, e papranueshme dhe me pasoja gjeopolitike dhe gjeostrategjike për shtetin e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Kryeministri i Kosovës, nën përcjelljen e truprojave të tij dhe me veturë zyrtare të Kosovës ka shkuar në Shqipëri që të votojë për zgjedhjet parlamentare.



Kryeministri Kurti ka pasaportë shqiptare dhe kështu ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri. /Gazeta Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT