9.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Sekretari Rutte thotë se Vjosa Osmani gëzon respekt në Bashkimin Evropian

Shefi i NATO’s, Mark Rutte, në konferencën e sotme, ka thënë se duhet bërë e qartë se të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të punojnë në të njëjtin drejtim, kur u pyet se si NATO mund të garantojë që kufijtë e Kosovës do të jenë të paprekur.

Ai bëri të ditur se do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk mund të parashikojmë paqe kur mbesim në të njëjtat probleme për dekada me radhë, pra duhet të ketë zgjidhje politike që kërkon lidership nga të gjithë politikanët”, shtoi ai.

Rutte tha fjalë të mëdha për Osmanin.

“Edhe presidentja juaj këtu që ka pasur ndikim jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin dhe gëzon respekt në Bashkimin Evropian”, tha Rutte.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT