2.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

Sejdiu: Ministrat e Qeverisë dhe deputetët shihen në rrugët e Fierit dhe Laçit, derisa në Kosovë vdesin 40 persona për 4 ditë

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka reaguar në lidhje me masat e vendosura nga Qeveria Kurti, duke thënë se as Kurti as Osmani nuk kanë dhënë asnjë reagim për situatën e krijuar nga pandemia.

Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti për 4 ditë me radhë ka postuar statuse çdo ditë për zgjedhjet në Shqipëri, derisa presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me situatën e pandemisë.



Ky është postimi i plotë:

‘’ Per keto 4 dite ne Kosove kane humbur jeten 40 persona per shkak te COVID-19. Ne total sot i kemi 97,966 raste pozitive dhe 1,988 jete te humbura.

Po keto 4 dite, Kryeministri Kurti ka postuar statuse cdo dite per zgjedhjet ne Shqiperi, kurse presidentja Osmani as edhe nje reagim te vetem ne lidhje me situaten e pandemise.



Ministrat e Qeverise dhe deputet e Kuvendit te Republikes sone, shihen ne rruget e Fierit dhe Laçit duke lobuar per kandidatet atje. Disa prej tyre edhe ne plazhet e Durresit dhe ne kafenete e Tiranes.

Nuk kam asgje kunder angazhimit as edhe vizites ne Shqiperi, taman puna, por krejt kjo do te ishte e kuptueshme dhe normale nese do na tregonin se si do i arrijne numrat e premtuar prej 60% te qytetareve te vaksinuar deri ne fund te vitit dhe si do ti ndihmojne ekonomine e bizneset e prekura.’’

TË FUNDIT

TË FUNDIT