7.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Sejdiu: Me imazhe dhe profile të pavërteta, VV-ja po synon të sulmojë çdo lloj racionaliteti

Opinionisti Dardan Sejdiu ka ngritur shqetësime mbi ndikimin e montimeve dhe inteligjencës artificiale në perceptimin e së vërtetës në shoqëri.

Sipas tij, përdorimi i profileve të rreme dhe krijimi i imazheve të pavërteta po bëhet një mjet për të goditur çdo lloj racionaliteti në debatet publike dhe politike.

“Montimet, AI, inteligjenca artificiale, loja me imazh e fjalë, vendosja, mbivendosja në karaktere po e bën të vërtetën të parëndësishme apo edhe jorelevante komplet. Në këto zgjedhje, ndonëse kam qenë goxha optimist, për faktin se edhe LDK edhe PDK kanë shpërfaqur program dhe kam pasur njëfarë besimi se do të kemi një ballafaqim programesh, sidomos duke pasur parasysh që Vetëvendosja ka qeverisur katër vjet, pra një mandat të plotë”.

“Ajo çka po shoh tash është diçka komplet tjetër dhe po besoj se është një prej grackave që pushteti don me vendosë shoqërinë, pra të bëjë diskutimin të kësaj natyre, që me voxa të shkurtër, me imazhe të pavërteta edhe me profile të rreme në rrjetet sociale, me e sulmu çdo lloj racionaliteti në diskutimin rreth programit, partive, llojit të qeverisë që duhet me ndërtu dhe mënyrën se si duhet me qeverisë në katër vjetët e ardhshme”, tha ai në Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT